Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Ndryshime në qeveri, ja kush ikën
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qeveritare. Mësohet se Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë, Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërkohë znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë; znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë dhe Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet po ashtu nga kjo detyrë. /vizionplus.tv