‘Korrupsioni nga maja e shtetit’/ Bardhi-Begajt: Yt bir paguhet nga kompania me të cilën Presidenca bën prokurimet e institucionit

‘Korrupsioni nga maja e shtetit’/ Bardhi-Begajt: Yt bir paguhet nga kompania me të cilën Presidenca bën prokurimet e institucionit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur me fakte, Presidentit të Republikës, Bajram Begaj pas replikave publike, lidhur me shkeljet kushtetuese që sipas PD, ka bërë kreu i shtetit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gazment Bardhi shkruan se Begaj si gjithmonë foli, pa thënë asgjë. Duke  publikuar dokumente zyrtare, që sipas Bardhit tregojnë shifrat me të cilat paguhet djali i Presidentit Bajram Begaj nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit. ‘Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit’, shkruan Bardhi në reagimin e...