Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stuhi dhe shi nga e enjtja/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje
Dielli pritet t’ia lërë vendin shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten. Në jug dhe veri të vendit sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. “Presim të kemi një ndryshim sa i përket kushteve atmosferike duke nisur nga e enjtja në drekë. Reshjet do të fillojnë të dobëta kryesisht në jug të vendit më pas të premten do të prekin të gjithë territorin. Do të jenë Qarqet e veriut si Shkodra, Lezha, Kukësi të cilat presim reshje mesatare dhe me shtrëngata gjithashtu dhe Qarqet e jugut si Gjirokastër dhe Vlora presim reshje mesatare të shoqëruar me shtrëngata, pjesa tjetër e territorit presim reshje të dobëta.” Po Tirana? “Përgjatë mëngjesit...