Vrau vëllanë dhe kunatën brenda biznesit të tyre, burg përjetë për Arsen Muskurti

Vrau vëllanë dhe kunatën brenda biznesit të tyre, burg përjetë për Arsen Muskurti

Me burg përjetë është dënuar nga Gjykata Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën në vitin 2022. Prokuroria provoi se autori me datë 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të: “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin...