Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dokumentet/ Një shenjë më shumë, drejtësi më pak. Pikëpyetjet mbi vendimin e Gjykatës së Lartë në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses
Vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, ka hapur një debat të thellë mbi mënyrën se si përzgjidhen anëtarët e instancës më të lartë të drejtësisë në vend. Në thelb të këtij debati qëndron një votë, një fletë që, sipas dosjes me dokumenteve zyrtare të siguruara nga Top Channel, mund të ketë ndryshuar fatin e procesit. Në mbledhjen e posaçme të Gjykatës së Lartë, ku u votua për anëtarin e ri të Kushtetueses, gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues me vetëm 6 vota, përkundrejt 9 votave që mori kandidatja Naureda Llagami, njëra prej të cilave është shpallur e pavlefshme. Në procesverbalin që disponon Top Channel, vullneti i gjyqtarit që ka votuar për Llagamin është i qartë, por...