Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kim Kardashian flet për marrëdhënien e dështuar me Kanye West: Ishte toksike
Kim Kardashian ka folur hapur për jetën e saj romantike pas divorcit nga Kanye West. Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy të Alex Cooper, ajo ka diskutuar se si marrëdhënia e saj me reperin e “Stronger” kishte aspekt “toksike” që ndikuan në ndarjen e tyre. Kardashian, 44 vjeçe, pranoi se është një person shumë falës, por që tani është më e kujdesshme në lidhjet e saj. “Kur bëhesh më e rritur, thjesht nuk duron më ato gjëra,” tha ajo. Divorci i Kardashian nga West u finalizua në nëntor 2022, pas një martese 7-vjeçare që kishte filluar në maj 2014. Pas ndarjes, ajo pati një lidhje të shkurtër me komedianin Pete Davidson, që zgjati nga tetori 2021 deri në gusht 2022. Kardashian rrëfeu gjithashtu...