Gjyqi për vrasjen e vitit 1997, arrestohen burrë e grua/ Policia: Dhanë dëshmi të rreme në gjykatë 

Gjyqi për vrasjen e vitit 1997, arrestohen burrë e grua/ Policia: Dhanë dëshmi të rreme në gjykatë 

Një çift bashkëshortësh në Lezhë është arrestuar pasi kanë gënjyer në dëshminë e tyre gjatë gjyqit në Gjykatën e Lezhës për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.  Në pranga u vunë burri Agustin Prenga 57 vjeç dhe gruaja e tij Valbona Prenga 53 vjeçe, të cilët në seancën e djeshme në gjykatë dhanë dëshmi tjetër në krahasim me deklarimet e tyre të mëparshme.  Ata po dëshmonin në një proces gjyqësor për vrasjen e vitit 1997 në fshatin Rrasfik të Mirditës, ku vëllai i 53-vjeçares që dha dëshmi të rreme, vrau motrën e tij dhe bashkëshorten e saj.  Aktualisht ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.  Njoftimi i Policisë së Lezhës:  Arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë), pasi dhanë dëshmi të rreme, dje, gjatë një procesi...