Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës/ Merr zgjidhje problemi i tij, Danaj: Nismat e të rinjve…

Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës/ Merr zgjidhje problemi i tij, Danaj: Nismat e të rinjve…

David Danaj një nga të rinjtë që u përfshi në ngjarjen e hyrjes me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës disa javë më parë për një problem që lidhej me shpronësimin, mesa duket ka gjetur gjuhën me institucionin. Në një reagim të Kryetarit të komanduar të Bashkisë Vlorë Elis Halili shihet të thuhet se problemi i Davidit është zgjidhur. “Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me besimin që aftësitë, vullneti dhe besimi do t’i bëjnë të ecin përpara!”, tha Halili në një reagim për mediat.-shkruan Halili.