Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U arratis nga burgu në Greqi, përfundon arratia për Ylli Shkalla, arrestohet teksa lëvizte me makinë të vjedhur
27-vjecari nga Tirana, Ylli Shkalla, i arratisur nga burgu i Kasandrës në Halkidiki të Greqisë në 18 shtator, ka rënë në prangat e policisë greke. 27-vjeçari shqiptar u arrestua teksa oficerët e policisë e gjetën brenda një makine të parkuar në një parking në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut), raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe. Në posedim të tij u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë imituese dhe një telefon celular. Hetimet e mëtejshme zbuluan se i arrestuari e kishte vjedhur automjetin e lartpërmendur në orët e mbrëmjes së 12 tetorit, pasi pronari i tij i ligjshëm e kishte denoncuar vjedhjen e tij dje në mesditë në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Patisias, Athinë. Makina u sekuestrua dhe do t’i kthehet...