Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Boom” sipërmarrjesh në shtator, mijëra shqiptarë hapin biznese të reja në gjithë vendin
1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik. Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se përgjatë tre muajve Korrik-Shtator janë në total 4785 subjekte të çelura rishtazi. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të disponueshme, u regjistruan 11,461 aplikime online, shifër që tregon interes dhe angazhim të lartë nga sipërmarrësit sa i takon çështjeve të biznesit. Aplikimet përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh e siç janë aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime. Qendra Kombëtare e Biznesit operon në tre regjistra, secili me kritere dhe procedura specifike. Regjistri Tregtar ka regjistruar 9659 aplikime; Regjistri i Pronarëve Përfitues 841 aplikime dhe Regjistri i Lejeve dhe...