Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrau vëllain e kunatën, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm këtë të mërkurë, 15 tetor, Arsen Muskurtin, për vrasjen e të vëllait dhe kunatës. Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022, në Tiranë. Hetimet treguan se Muskurti hyri brenda agjencisë së udhëtimeve, në pronësi të vëllait të tij, duke mbajtur në dorë një armë dhe goditi për vdekje dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti. Pas krimit, u largua në këmbë dhe u arratis për disa orë. Përballë hetuesve, ai tregoi se shkak për ngjarjen e rëndë çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzon se e shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh. Vrasja erdhi pas 6 vitesh konfliktesh dhe debatesh, kur herë pas here dy vëllezërit kishin kërkuar urdhër mbrojtjeje në polici nga njëri-tjetri. Katër ditë para se...