40-vjeçar, por nuk njeh limite. Ronaldo shtoi rekordin e tij të shtatë të të gjitha kohërave

40-vjeçar, por nuk njeh limite. Ronaldo shtoi rekordin e tij të shtatë të të gjitha kohërave

15 Tetor 2025 14:52 Alfred Lleshi Në moshën 40-vjeçare dhe pas më shumë se dy dekadash karrierë, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë çdo rekord. Të hënën, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Hungarisë, ylli portugez shënoi 2 gola, duke arritur 41 gola në eliminatoret e Botërorit dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori i kësaj faze, duke kaluar Carlos “Pescadito” Ruiz (39 gola). Golat erdhën në minutat 22 dhe 45+3, duke dëshmuar se vendosmëria e tij mbetet e paprekur nga vitet. Me këtë arritje të re, CR7 arrin rekordin e tij të shtatë të madh si golashënues në nivel absolut. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit profesionist me 948 gola; golashënuesi më i mirë i kombëtareve me 143 gola,...