Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nuk do ta besoni, ja cili është golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës
Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Ylli portugez është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikueset e Kupës së Botës, pas dy golave të realizuar kundër Hungarisë (2-2). Portugalia përmbysi disavantazhin e hershëm të Szalait, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-1, falë dygolëshit të kapitenit Ronaldo. Me këto dy realizime, CR7 arrin në 41 gola në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Carlos Ruiz i Guatemalës, i cili kishte shënuar 39 gola. Messi në podium – Në vendin e tretë të renditjes historike qëndron Lionel Messi me 36 gola, duke kompletuar podiumin e tre futbollistëve më produktivë në historinë e kualifikuesve. Evropa me përfaqësues të fortë – Nga futbollistët evropianë, në mesin...