Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Çapajev Gjokutaj: S’guxon njeriu me hy në rrjete sociale se “përmbytesh” nga selfiet
Çapajev Gjokutaj Nga Çapajev Gjokutaj Sa shumë selfie! Nuk guxon të hysh në fejsbuk a instagram se ndihesh i përmbytur prej tyre. Në fakt shqip duhet t’u thoshnim autoportret, po mbase është më mirë që i quajmë selfie: ku autoportretet e Rembrandit, Van Gogut, Frida Kalos etj. etj. dhe ku selfiet e sotme. Të parat priren nga thellësia, të dytat nga sipërfaqja; të parat të joshin të qëndrosh e t’i shohësh gjatë, të thellohesh në psikologji e karakter; të dytat janë të qasjes hi-bye, të shpejta, njëpërdorimshe… Një gjë të bën përshtypje: rrallë, shumë rrallë has mes miqsh shqiptarë selfie komike, dmth autofoto që e nxjerrin postuesin në pamje jo fort të pëlqyeshme, madje edhe qesharake. Njerëzit e zgjuar i përdorin këto për të krijuar...