Zgjedhjet në pesë bashkitë e vendit, KQZ propozon afate të reja për partitë dhe kandidatët

Zgjedhjet në pesë bashkitë e vendit, KQZ propozon afate të reja për partitë dhe kandidatët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja për lokalet e 9 nëntorit, teksa ngërçi gjyqësor vijon ende. Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, KQZ propozoi datën 16 tetor si afat të fundit për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve të pavarur. Ishte Partia Socialiste e cila u shpreh se trupa gjyqësore duhet të dalë me një vendim pasi koha nuk premton për përgatitjen e zgjedhjeve të pjesshme për 5 bashkitë. Gjithashtu, KQZ propozon që fushata zgjedhore të fillojë më datë 1 nëntor ndërsa kandidatët kanë afat për të paraqitur kërkesën për regjistrim jo më vonë se data 24 tetor. Tashmë i mbetet Kolegjit Zgjedhor, për të vulosur përfundimisht datat që do t’i duhen forcave politike për të depozituar emrat e kandidatëve si dhe për...