Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gara për Avokatin e Popullit, zbulohet ish-ministrja që mund të marrë postin
Dy ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë hapi zyrtarisht garën për postin e Avokatit të Popullit. Kandidatët dhe emrat e mundshëm për këtë post janë diskutuar vazhdimisht kohët e fundit, teksa kjo detyrë po mbahet deri më tani nga Erinda Ballanca. Siç raportohet nga mediat, një emër në garën e hapur më 13 tetor është edhe Etilda Gjonaj. Gjonaj ka qenë më parë ish-ministre e Drejtësisë. Deri më tani nuk ka një dalje zyrtare me një emër nga mazhoranca. Sa i përket emrave të tjerë, nga radhët e opozitës, Partia Demokratike dhe kryedemokrati Sali Berisha kanë deklaruar mbështetje për kandidaturën e Besim Ndregjonit. Gjithashtu, një emër i mundshëm është edhe i ish-deputetit Dashnor Sula, që u largua nga PD pas u la jashtë listës së mbyllur në...