PD kërkon ‘kokën’ e Begajt? Balla: Ata kanë gati dhe shkarkimin e Pilinçit

PD kërkon ‘kokën’ e Begajt? Balla: Ata kanë gati dhe shkarkimin e Pilinçit

taulant balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur kundështarëve të tij politikë, që ditën e sotme kërkuan shkarkimin e presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Balla tha se nuk do të ketë asnjë iniciativë për shkarkimin e presidentit, dhe veprimtaria e tij mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. “Presidenti i Republikës, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do shkarkohet, madje nuk do ngrihet asnjë Komision Hetimor. Në vlerësimin tim presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Më thanë që kanë bërë kërkesë gati për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci”, tha Balla. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj, pasi sipas tyre ka shkelur rëndë Kushtetutën...