Terror pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, si u sulmua familja shqiptare në Zvicër

Terror pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, si u sulmua familja shqiptare në Zvicër

Të shtunën mbrëma, 11 tetor, një familje shqiptare është sulmuar nga një grup tifozësh serbë në Zyrih të Zvicrës. Ngjarja e rëndë, ndodhi menjëherë pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku “kuqezinjtë” arritën fitore historike në Leskovav me rezultat 0-1 me golin e Rey Manajt. Familja në fjalë kishte dalë për të festuar fitoren e kombëtares, dhe po udhëtonin me makinëne tyre, ku valëvisnin flamurin shqiptar, raporton Klan Kosova. Këtë rast e ka raportuar edhe gazeta e njohur Blick, ku thotë se një i ri shkatërroi xhamin e përparmë të makinës me një mjet të fortë. “Copat e xhamit fluturuan në pjesën mbrapa, ku ishte vajza jonë 10-vjeçare”, ka rrëfyer shqiptarja e cila ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe të bijën. Me lot në sy, ajo ka rrëfyer...