Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë jashtë Yamal, përfshin një shqiptar
15 Tetor 2025 13:29 Alfred Lleshi Lionel Messi, ylli i Inter Miami, është sërish në qendër të vëmendjes për një nismë jashtë fushës, ndërsa vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij tek Argjentina. Së bashku me markën që e sponsorizon, ai ka lançuar fushatën “Messi+10: Sezoni 2”, ku ka zgjedhur personalisht 10 talentet e rinj më premtues të momentit. Befasuese është mungesa e emrave si Lamine Yamal e Franco Mastantuono (Barcelona dhe Real Madrid), pasi Messi ka vendosur që në krye të listës të jetë Nico Paz, argjentinas që luan në Itali me Como 1907 dhe i dalë nga akademia e Real Madridit. Pas tij vijnë Kendry Páez (Strasbourg), Rio Ngumoha (Liverpool), Mohamed Kader Meïté (Rennes), shqiptari Brajan Gruda (Brighton), Mika Godts (Ajax), Andrey Santos...