Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asllani: Largimi nga Interi më mërziti, por ishte zgjedhja më e mirë për të dyja palët
Shqipëria e mbylli me sukses “dritaren” e tetorit për ndeshjet ndërkombëtare, e pamposhtur, me 2 fitore në 2 ndeshje, ndaj Serbisë (zyrtare) dhe Jordanisë (miqësore). Pas fitores 4-2, Kristjan Asllani, mesfushori i Torinos, foli për përshtatjen e tij te skuadra “granata”, pas largimit nga Interi: “Ambientimi po shkon mirë. Barazuam me Lazion në Romë, por meritonim më shumë. Bëmë një ndeshje të fortë. Torino është kthyer në nivelin që i takon, lufton për objektiva serioze”. Asllani shtoi: “Tani na pret Napoli, një ndeshje shumë e vështirë. Çdo herë që hyjmë në fushë, synimi është për të fituar. Jemi shumë konkurrues në stërvitje dhe japim maksimumin. Ndonjëherë rezultatet nuk vijnë, si në Parma, por kemi treguar forcë për t’u rikthyer të fortë”. Sa i përket lamtumirës...