Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Partia Demokratike depoziton kërkesën zyrtare në Kuvend për shkarkimin e Begajt: Ka kryer 7 shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi njoftoi sot se ka depozituar zyrtarisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ai thotë se prej kohësh, Begaj ka humbur përfaqësimin si Kryetar Shteti. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kam dorëzuar sot në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për shkelje të rënda, e në mënyrë të vazhdueshme, të Kushtetutës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesë. Bardhi thotë se kanë konstatuar se Begaj ka kryer 7 shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjit. “Pas një analize shteruese të provave, fakteve, Kushtetutës së Shqipërisë, legjislacionit të brendshëm dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese nga ekspertët ligjorë...