Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Begaj rezulton i punësuar në klinikë private mjekësore”/ Bardhi akuza të rënda: Paradite është President, pasdite…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Presidenti i Republikës Bajram Begaj përveç detyrës së tij si kreu i Shtetit rezulton i punësuar në një klinikë mjekësore private. Ai u shpreh se Begaj punon “paradite si President dhe pasdite si mjek”. Sakaq, Bardhi theksoi ndalimin ligjor për Presidentin e Republikës që të ushtrojë detyra të tjera veç asaj të Kreut të Shtetit. duke e cilësuar këtë si një shkelje të paprecedent. Kreu i Grupit të PD shtoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të Republikës.