FSHF merr pjesë për herë të parë në turneun “Unity EURO Cup” në mbështetje të refugjatëve përmes futbollit

FSHF merr pjesë për herë të parë në turneun “Unity EURO Cup” në mbështetje të refugjatëve përmes futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e turneut europian “Unity EURO Cup”, një projekt i përbashkët i UEFA-s dhe UNHCR që synon përfshirjen sociale të refugjatëve përmes futbollit. Turneu zhvillohet sot në Zeist të Holandës, në qendrën e Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), me pjesëmarrjen e 18 ekipeve nga e gjithë Europa. FSHF merr pjesë për herë të parë në këtë turne, duke forcuar angazhimin e saj për të promovuar vlerat sociale të futbollit dhe për të mbështetur përfshirjen e refugjatëve në komunitet. Ekipi shqiptar është i përbërë nga refugjatë që jetojnë aktualisht në Shqipëri, të cilët janë mbështetur nga FSHF në përgatitjet dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë event ndërkombëtar, si pjesë e angazhimit të federatës për promovimin e vlerave sociale të futbollit. Presidenti...