Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar këtë të mërkurë 16 tetor, Partia Socialiste ka prezantuar dy draftet për ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare që do të merren me dy reforma të rëndësishme: Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë. Komisioni për Reformën Zgjedhore Sipas propozimit nga Partia Socialiste, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 16 anëtarë, me ndarje të barabartë: 8 përfaqësues nga Partia Socialiste dhe 8 nga partitë opozitare. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD, duke garantuar një balancë politike në drejtimin dhe vendimmarrjen. Ky komision ka për detyrë: -Hartimin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore -Trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe ato të mëparshme...