Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD kërkon shkarkimin e Begaj, Bardhi: Presidenti shkeli 7 herë Kushtetutën!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, 15 tetor, ku ka deklaruar se kanë kërkuar nga Kuvendi sot, fillimin e procedurave parlamentare për shkarkimin e presidentit të republikës Bajram Begaj. ”Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kam dorëzuar sot në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për shkelje të rënda, e në mënyrë të vazhdueshme, të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është e argumentuar gjërësisht në një material prej 80 faqesh, të mbështetura mbi 21 prova shkresore prej 224 faqesh, të cilat dëshmojnë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e procedurës që kemi inciuar, por...