‘Cënon familjen’, PD kundër ligjit për Barazinë Gjinore: Duhet konsultim

‘Cënon familjen’, PD kundër ligjit për Barazinë Gjinore: Duhet konsultim

Partia Demokratike ka krkuar në Konferencën e kryetarëve që të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pr.ligji për Barazinë Gjinore. PD thotë se ky ligj cenon familjen dhe theksoi se duhet të përfshihen në konsultime grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare. “Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grup dhe komunitete janë kundër”, tha deputeti Luçiano Boçi.