Shqipëria në SEPA, BE në Tiranë: Ja sa para i kursen vendit në vit

Shqipëria në SEPA, BE në Tiranë: Ja sa para i kursen vendit në vit

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka ndarë këtë të mërkurë një mesazh, pak ditë pasi Shqipëria u bë pjesë e sistemit europian të pagesave, SEPA. BE shprehet se ky hap ul kostot dhe i bën transfertat më të shpejta. Gjithashtu, në mesazh theksohet se ky sistem ofron lehtësi për familjet dhe bizneset shqiptare dhe i kursen vendit 20 milionë euro në vit. “Shqipëria është tashmë pjesë e sistemit evropian të pagesave (SEPA) – një hap konkret i Planit të Rritjes të BE-së, që ul kostot dhe e bën më të shpejtë çdo transfertë. Kjo do të thotë më shumë lehtësi për familjet dhe bizneset shqiptare, dhe më shumë lidhje me vendet e Bashkimit Evropian”,-thuhet në mesazh.