Pr.ligji për Barazinë Gjinore, PL kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit: Godet vlerat e familjes

Pr.ligji për Barazinë Gjinore, PL kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit: Godet vlerat e familjes

Edhe Partia e Lirisë ka kërkuar në Konferencën e kryetarëve që të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pr.ligji për Barazinë Gjinore. Kreu i grupit të PL, Tedi Blushi thotë se ky pr.ligj godet vlerat e familjes dhe se nuk ka pasur konsultim. “Tërhiquni urgjentisht nga avancimi i axhendave sorosiane për shkatërrimin e vlerave të familjes. Kush është urgjenca për miratimin e këtij ligji? Ka vetëm burrë e grua dhe vetëm nënë e baba. Hiqni dorë nga marrezitë e gjinive te tjera. Kjo nismë godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar. Dëgjoni thirrjen e Komuniteteve të nderuara fetare që në unison janë kundër draftit”, tha Blushi.