Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet e naftës
Media ukrainase ka raportuar një investigim që tregon se Shqipëria po lejon naftën ruse që të hyjë në tregjet evropiane. RBC Ukraine shkruan se produktet e ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia vazhdojnë të hyjnë në tregun evropian nëpërmjet porteve shqiptare. Media ukrainase citon një investigim të Balkan Insight, ku theksohet se karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë ruse, ndërsa një pjesë tjetër vjen nga portet libiane të kontrolluara nga grupe të armatosura. Në artikull theksohet se kontrabandistët përdorin anije të vjetra që lundrojnë nën flamur tanzanian dhe janë regjistruar në kompani offshore, për të kryer dërgesa të...