Dita Botërore e Shkopit të Bardhë/ Të verbrit kërkojnë dinjitet, shteti mbyll sytë

Dita Botërore e Shkopit të Bardhë/ Të verbrit kërkojnë dinjitet, shteti mbyll sytë

Sot, më 15 tetor, bota shënon Ditën Botërore të Shkopit të Bardhë, një simbol i lirisë dhe pavarësisë për personat e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar. Kjo ditë është një thirrje për ndërgjegjësim me ta, që edhe pse nuk shohin me sy, shohin më qartë se shumëkush me shpirt, zemër dhe guximin e përditshëm për të jetuar me dinjitet. Në Shqipëri, realiteti i kësaj shtrese është i dhimbshëm. Mijëra persona me probleme të shikimit përballen çdo ditë me mungesë mbështetjeje nga shteti, infrastrukturë të paaksesueshme, ndihmë ekonomike minimale, mungesë teknologjie ndihmëse dhe diskriminim në punësim. Pavarësisht premtimeve të përsëritura, asnjë strategji serioze nuk është ndërmarrë për përfshirjen reale të tyre në shoqëri, ndërkohë që shumë prej tyre jetojnë në izolim dhe varfëri. “Nuk...