Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vendim pa bazë ligjore”/ Protestë para Policisë së Shtetit për ndalimin e monopatinave, flet qytetarja: Si mundet..
Një protestë për ndalimin e monopatinave është zhvilluar sot para godinës së Policisë së Shtetit. Qytetarët që protestuan janë shprehur kundër urdhrit të ministres së Brendshme, Albana Koçiut, për ndalimin e lëvizjes me monopatina. “Si mundet ministrja me një deklaratë në ‘Facebook’ të ndërpresë punën e disa bizneseve që merren me shitjen apo riparimin e skuterave. Praktikisht këto biznese kanë falimentuar. Kemi përballë disa gjëra që nuk kanë lidhje apo argument logjik dhe asnjë bazë ligjore. Problemi i përdorimit të skuterave nga të rinjtë apo personat e papërgjegjshëm është problematik, por shteti duhet të veprojë me bazë ligjore dhe rregulla”, tha një nga qytetaret për mediat. Kujtojmë se qindra monopatina elektrike janë sekuestruar që nga e hëna, dita në të cilën ka hyrë në fuqi...