“Inceneratorë që nuk janë projektuar, 400 milionë euro të avulluara”/ Reagon ashpër deputeti: Qeveria ka dështuar

“Inceneratorë që nuk janë projektuar, 400 milionë euro të avulluara”/ Reagon ashpër deputeti: Qeveria ka dështuar

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka folur mëngjesin e sotëm për situatën e menaxhimit të mbetjeve në vend dhe projektligjin e ri të qeverisë për këtë çështje. Bozdo është shprehur, se puna e qeverisë në menaxhimin e mbetjeve ka dështuar dhe e ka përkeqësuar më tej situatën. “Gjithmonë tema e mbetjeve. Shikoni, ju veçuat lajmin e shkeljes së autonomisë vendore, dhe për mua, personalisht, ndoshta s’jam jurist, është më e pakta që mund të ndodhë. Sepse kur vjen çështja te mbetjet, jemi bërë më keq se në Mesjetë. Mesjeta ka pasur mbetje organike përgjithësisht dhe dekompozoheshin, kurse ne i lëmë pirgjeve, veçanërisht kemi qejf t’i vëmë buzë Jonit apo Adriatikut. Të digjen disa herë gjatë verës sepse ajri i pastër nuk mund të jetë pa...