Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve miraton rezolutën në mbështetje të gjyqtarëve
Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit në Tiranë. Përmes kësaj rezolute, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) i bën thirrje qeverisë së Shqipërisë që të marrë masa efektive për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve. Në rezolutë thuhet se “pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme të mbrojtjes kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose kërcënime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit”. “Kjo rezolutë është shenje e respektit të lartë për kolegun tonë të ndjerë Z.Astrit Kalaja dhe gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe...