KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen

KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka propozuar Kolegjit Zgjedhor afatet e reja procedurale për zgjedhjet në pesë Bashki të vendit. KQZ-ja ka kërkuar që afatet të miratohen, duke kërkuar që partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025. Komitetet Nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim në KQZ për bashkitë Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ-në përkatëse për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, jo më vonë se data 16.10.2025. Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se...