Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Von der Leyen pas takimit me Vuçiqin: BE kërkon liri, e jo represion, përfshirë këtu të drejtën për tubime
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se qëndrimi i Bashkimit Evropian nënkupton lirinë dhe jo represionin, përfshirë të drejtën për tubim paqësor. “Ne angazhohemi për partneritet, jo për nënshtrim”, shtoi ajo. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia bëri zgjedhjen për t’i bashkuar Bashkimit Evropian pothuajse dy dekada më parë dhe shtoi se pret që Serbia të ecë drejt BE-së dy herë më shpejt. “Mundësia për anëtarësim në BE premton paqe, mirëqenie dhe solidaritet, veçanërisht në kohë krizash. E keni parë këtë në praktikë, merrni si shembull krizën energjetike të vitit 2022. Ne u përballëm me të së bashku, BE-ja ofroi të njëjtat masa edhe për partnerët...