Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dosja Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Elman Abule TIRANË-Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Abule është në gjyq në lidhje me dosjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku akuzohet për pastrim parash. Biznesmeni u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në 'arrest shtëpie'. Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton./ZËRI