Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari. Në pranga edhe dy miqtë e tij
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish kriminale, mes të cilave tentativë për grabitje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Operacioni policor, i koduar “Identikiti”, u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë. Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua dhe u arrestua në Tiranë shtetasi F. B. alias F. B., 29 vjeç, i cili më datë 29 gusht 2025 kishte tentuar të grabiste një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti. Sipas Policisë,...