Këshilla e Eqrem Çabejt: Para se të shkruani për gjuhën shqipe duhet ta keni këtë gjë parasysh

Këshilla e Eqrem Çabejt: Para se të shkruani për gjuhën shqipe duhet ta keni këtë gjë parasysh

Nga Eqrem Çabej Nga shtyllat e Shekullit të Ri të verës, si dhe nga ato të gazetës së Re duket çiltas se një epidemi grafomanie paska kapur shumë “krena të naltë!” Kush në jetën e tija ka pasur raste të mësojë anglishten nëpër fabrikat e Amerikës, gjermanishten në tabar-in e Vjenës, frëngjishten në Monto-Martre, italishten në Kafet’ e Barit, sot, i fryrë si gjel deti, na del përpara, i stolisur me rrobën transparente të pseudonimit, e..o tempora, o mores!-me gjest dramatik na flet mbi filologji! Avanta pra! Parturiunt montes, nascetur ridiculus mus!Pra, sikur në fletoret e Perëndimit ndodhet feuilleton-i, tek ne nuk do të mungojë, si frukt pas buket, nji artikull “filologjik”, i cili ka misionin, si ç’duket, të zëvendësojë një zakon shqiptar që është...