Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Lahuta e Malcis” u botua falë Faik Konicës me paratë që i dedikoheshin një libri të Filip Shirokës? Ja kush e sponzorizoi botimin e parë…
Vepra madhore e Padër Gjergj Fishtës. “Lahuta e Malcis” e filloi botimin e saj si fillim që në vitin 1905 me një vëllim të vogël me titull “Te ura e Rrazhnicës”, i cili u shtyp nga shtypshkronja “Vitalini” në Zarë të Dalmacisë. Botimi i atij libri të vogël në formë broshure u bë i mundur vetëm në sajë të Faik Konicës, i cili i dërgoi Fishtës, 100 franga ari që ia kishte dhënë Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë për botimin e një libri të poetit shkodran Filip Shiroka. Nga Dashnor Kaloçi Duke qenë se në atë kohë që u dhanë ato para, Filip Shiroka nuk e kishte përgatitur akoma librin për botim, e nëse nuk kishte ndonjë vepër tjetër për t’u botuar në gjuhën shqipe,...