‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis, arrestohen tre persona, dy prej tyre vëllezër (EMRAT)

‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis, arrestohen tre persona, dy prej tyre vëllezër (EMRAT)

Tre persona, dy prej tyre vëllezër, janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit të koduar “Processing” ndërsa janë sekuestruar 40 kg kanabis pranë një banese në Mirditë. Në pranga u vunë Akil Reçi dhe Martin dhe Erjon Zefi. Njoftimi i policisë: Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë. Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër). Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e...