Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Von der Leyen jep lajmin se Mali i Zi pritet të hyjë brenda 2028 në BE, Shqipëria asnjë datë për integrim…
Kryeministri Edi Rama, i cili deri para zgjedhjeve të 11 majit fliste me entuziazëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda viteve 2028, 2029 apo më së largu në 2030, sot ndodhet përballë një realiteti krejt tjetër. Bashkimit Europian nuk ka artikuluar ndonjë datë konkrete për integrimin e Shqipërisë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë dy ditë më parë, theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë rrugën e saj evropiane, por nuk përmendi asnjë afat për anëtarësim. Mesazhi i saj ishte i qartë: Tirana mund të flasë për progres, por nuk ka ende garanci nga Brukseli për një datë konkrete hyrjeje në BE. Në kontrast të plotë me këtë situatë, Ursula von der Leyen dha...