Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shefja e KE-së në Kosovë për takime me Osmanin dhe Kurtin
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë në Kosovë më 15 tetor ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Zyrtarja e lartë evropiane fillimisht do të qëndrojë në Presidencë për takim me Osmanin në orën 13:00. Nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për media pas takimit mes Osmanit dhe von der Leyen. Më pas, në orën 14:05, Kurti do ta presë për takim shefen e Komisionit Evropian në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Më 8 gusht të këtij viti, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e kishte informuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se zyrtarë të bllokut evropianë nuk do të zhvillonin takime në ndërtesën qeveritare derisa vendi të ketë një...