Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjyqtari i parë që u dënua nga GJKKO, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish- kreun e Kushtetueses, dosja e Bashkim Dedjas kthehet për rigjykim
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin Bashkim Dedjan, ish- kreun e Gjykatës Kushtetuese. Burime për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se Gjykata e Lartë e ka kthyer dosjen për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese. Më herët SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por togat e zeza të GJKKO-së vendosën 6 muaj burg, të cilat do t’i konvertoheshin në një vit shërbim prove. SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij në formularin e vetëdeklarimit. Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit. Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua...