Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VD-Kapen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen dy vëllezër dhe një person i tretë (EMRAT)
PAMJE NGA ARRESTIMI MIRDITË-Një operacion policor është zhvilluar në Mirditë, ku në një banesë janë gjetur 40 kg kanabis. Në banesën e kthyer në shtëpi bari, u konstatuan bimët narkotike në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale. Në kuadër të aksionit janë arrestuar dy vëllezërit Martin dhe Erjon Zefi dhe Akil Reçi. Njoftimi i policisë: Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë. Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër). Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në...