“Kërkojmë drejtësi të mirëfilltë…”/ Protesta e paralajmëruar për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së flet drejtuesi i OVL

“Kërkojmë drejtësi të mirëfilltë…”/ Protesta e paralajmëruar për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së flet drejtuesi i OVL

Më 17 tetor në Tiranë do të zhvillohet një protestë madhështore ku do të mblidhen të gjithë shqiptarët nga çdo trevë e Shqipërisë për të kërkuar drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, bahen në paraburgim në Hagë që prej 2020 të akuzuar për krime lufte. Drejtues i Organizatës Veterane të Luftës (OVL), i ftuar sot në një studio televizive është shprehur se kjo do të jetë një protestë madhështore dhe se pritet që fjalën përpara shqiptarëve ta mbajë ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Ali Ahmeti, vetë Gucati si dhe një dëshmor shqiptar, i cili është i rënë në tokën e Kosovës. “Kemi vendosur që më 17 tetor të bëhet një protestë paqësore, aty ku e ka...