FMN: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

FMN: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

Cilësia e institucioneve dhe qeverisja ndikojnë ndjeshëm në efikasitetin e shpenzimeve publike. Vendet me institucione të forta, me nivele të ulëta korrupsioni dhe sundim më të mirë të ligjit arrijnë përgjithësisht rezultate më të mira në efikasitetin e shpenzimeve për investime publike, arsim dhe kërkim-shkencë.Në studimin e fundit “Shpenzimet e zgjuara: Si ndikojnë shpenzimet publike në rritjen ekonomike”, Fondi Monetar Ndërkombëtar e klasifikoi Shqipërinë në kuartilin e poshtëm (25%) të vendeve për efektivitetin e shpërndarjes së burimeve. Kjo do të thotë se Shqipëria hyn në grupin më të dobët të vendeve në botë për menaxhim të shpenzimeve buxhetore. Në Ballkan, Kroacia renditet më mirë, duke u klasifikuar në kuartilin e sipërm për efikasitet të lartë.Fondi vë në dukje se vendet që menaxhojnë mirë burimet buxhetore...