Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit/ Dy 22-vjeçarë në pranga, fajësojnë njëri-tjetrin për krimin

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit/ Dy 22-vjeçarë në pranga, fajësojnë njëri-tjetrin për krimin

Dy 22-vjeçarët që u arrestuan nga policia lidhur me krimin e dyfishtë brenda kampingut në Finikounda ku u vranë pronari grek dhe miku i tij shqiptar, kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me atë çfarë ka ndodhur mbrëmjen e 5 Tetorit. Sipas burimeve për Protothema.gr, dy të rinjtë kanë komplikuar më tej çështjen me dëshmitë e dhëna, ku fajësojnë njëri-tjetrin si autorë të krimit. 22-vjeçari që u vetëdorëzua ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati dhe u arrestua si bashkëpunëtor, pretendon se ka qenë shoku i tij që kreu vrasjen e dyfishtë. Ai pretendoi se mbërritën në vendngjarje me motor, por vetë qëndroi jashtë kampingut, ndërsa 22-vjeçari tjetër hyri brenda duke qëlluar pronarin grek dhe shqiptarin. Pas dëshmisë së tij, policia vendosi në pranga edhe...