Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama doli nga fotografia me Vuçiçin, ndërsa Serbia mbeti me kornizë bosh
Brkić e nis analizën me dy anekdota historike nga Mali i Zi dhe Perandoria Austro-Hungareze, për të kujtuar rëndësinë e qeverisjes së mirë dhe drejtësisë së pavarur si themel të çdo bashkimi shtetesh. Ai e lidh këtë me aspiratat aktuale të vendeve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, ai thekson se Mali i Zi ka qenë përherë më i avancuar në procesin e anëtarësimit, por se kohët e fundit Shqipëria po i “merr frymën”, duke u shndërruar në “të preferuarën e re të Brukselit”. Në Forumin Strategjik të Bledit në shtator, kujton Brkić, Rama deklaroi se Shqipëria është gati për anëtarësim në BE, madje me humor tha se “nëse duhet, do ta tërheqim edhe Malin e Zi në Bashkim”...