Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku?

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku?

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku? Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka drejtuar një sërë pyetjesh ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komisionin e Ligjeve. Këlliçi, i kërkoi kreut të SPAK-ut, përgjigje për hetimet që po zhvillohen ndaj disa institucioneve strategjike të vendit, që ndodhen nën varësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në qendër të pyetjeve të Këlliçit ishin Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Bursa Shqiptare e Energjisë. Ai kërkoi konfirmim nga SPAK nëse drejtues aktualë dhe ish-drejtues të këtyre institucioneve janë nën hetim apo të pandehur për afera korruptive. Deputeti demokrat akuzoi se abuzimet në...