VIDEO/ Alarm i rremë – Granata në Kukës rezulton lodër…

VIDEO/ Alarm i rremë – Granata në Kukës rezulton lodër…

Pas verifikimit të kryer në vendin ku u konstatua sendi në dukje si një granatë ofensive, efektivët e kriminalistikës në Kukës bëjnë të ditur se ka rezultuar lodër. Alarmi i dhënë rezultoi i rremë, ndërsa punonjësit e policisë për të garantuar sigurinë në zonë, bënë edhe rrethimin e saj. Më tej, burime nga policia bëjnë me dije se po kryhen veprime hetimore në vendngjarje, për të mësuar rrethanat.